Vlora Çitaku: Me marrëveshjen e fundit Kurti hoqi dorë nga njohja reciproke - NACIONALE

Vlora Çitaku: Me marrëveshjen e fundit Kurti hoqi dorë nga njohja reciproke

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti u pajtua me planin evropian në Bruksel, ai hoqi dorë nga njohja dhe degradoi plotësisht procesin e negociatave.

Ajo në emisionin "5" në RTV Dukagjini shtoi se njohja reciproke nuk është përmendur në propozim dhe e quan këtë një degradim të plotë të procesit.

Çitaku tutje kritikon faktin që procesi i negociatave ka konsumuar shumë kohë dhe se është koha që politikanët të fokusohen në problemet e përditshme të qytetarëve të Kosovës.

“Kryeministri ka hequr dorë nga njohja me ketë marrëveshje, në preambul thuhet që të dyja palët do të punojnë për paqe pavarësisht që kanë qëndrime të kundërta për çështje të rëndësishme, sic është çështja e statusit. Kështu që njohjen për momentin për momentin nuk e kemi askund, as në qendër as në periferi. Mirëpo ndoshta ka ndonjë aranzhman tjetër, nuk mundet me fol për një dokument që nuk e kam parë. Degradim i plotë i procesit. Nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke ne qendër dhe kjo ka qenë konsensual enë klasën politike po edhe në shoqëri në përgjithësi, jemi lodhë nga ky proces, po na konsum shumë, në vend që të flasim për problemet e përditshme të qytetarëve të Kosovës.. ne që dy vite flasim për rinegocim e marrëveshjeve tashmë të dakorduar që gati një dekadë, në ndërkohë ka qenë një gatishmëri e shprehur nga aleatët tanë kryesor që të ulemi dhe ta përmbyllim këtë proces njëherë e mirë.” - ka thënë Çitaku.

Lajme të ngjashme