Vllasi për Kurtin: I takon gjeneratës së dytë të adhuruesve të stalinizmit
Azem Vllasi, ish-lider i Kosovës gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, ka folur rreth raporteve të trazuara të kryeministrit Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas z. Vllasit, që tash ushtron profesionin e avokatit, Kurti është pjesëtar i gjeneratës së dytë të adhuruesve të stalinizmit, transmeton Koha.
“Nëse amerikanët kanë pasur rol vendimtar në çlirimin e Kosovës dhe në shtetbërjen e Kosovës, kur të sugjerojnë diçka që të mos krijohet ndonjë problem pasi vëmendja e tyre është e fokusuar se çfarë po ndodh në Serbi, posaçërisht në lidhje me Ukrainën, duhet të dëgjojmë. Por, Kurti me kryeneçësinë e tij, la përshtypje që nuk i dëgjon as amerikanët, është pjesëtar i gjeneratës së dytë të atyre adhuruesve të Stalinizmit, të Enver Hoxhës dhe të Enverizmit, i cili gjatë karrierës së tij në Shqipëri, e ka dashur më shumë se Zotin, Stalinin. Kurti asaj gjenerate i takon dhe i ka mbetur ai virusi që unë i kundërshtoj edhe amerikanët.” - deklaroi në "Konfront" të KTV-së.