Vlera e koeficientit, këshilltarëve të ministrave gati u dyfishohen pagat - NACIONALE

Vlera e koeficientit, këshilltarëve të ministrave gati u dyfishohen pagat

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që caktimi e vlerës së koeficientit për pagat në sektorin publik të jetë 105 euro.

Me caktimin e vlerës së koeficientit disa kategorive të sektorit publik u janë ulur pagat e disa e disa të tjerat u janë ngritur.

Me fatlumët në këtë drejtim duket të jetë kategoria e këshilltarëve të ministrive dhe institucioneve të pavarura kushtetuese.

Ligji për Pagat në sektorin publik tregon se kjo kategori e ka koeficientin 9.

Duke marrë për bazë vlerën e koeficientit kjo kategori do ta ketë pagën 945 euro.

Më herët lartësia e pagës për këtë kategori ka qenë 600 deri 650 euro.

Nga caktimi i vlerës se koeficientit ka përfituar edhe kryeministri Albin Kurti, të cilit i është rritur paga dukshëm.

Deri më tani, kryeministri Kurti ka marrë pagë bruto rreth 1 mijë e 500 euro në muaj, por tash pritet që të paguhet më shumë.

Vlera e koeficientit është 105, ndërsa koeficienti për pagën e kryeministrit është 17, dhe në bazë të përllogaritjes, del se Kurti tash do të paguhet 1 mijë e 785 euro, pra 285 euro më shumë.

Koeficientin më të lartë e ka presidentja e vendit, më 18, e cila do të paguhet 1 mijë e 890 euro në muaj.

Ndërsa, kryeparlamentari do të ketë pagë të njëjtë si kryeministri, pasi që edhe koeficientin e kanë të njëjtë.

Vlera e koeficientit ka nxitur reagime të shumta

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të caktuar vlerën e koeficientit për pagat e punonjësve në sektorin publik ka nxitur reagime të ashpër të opozitës, shoqerisë civile dhe instucioneeve tjera të pavarura.

Zyrtarët e partive opozitare kanë bërë me dije se caktimi i vlerës se koeficienti prej 105 euro është veprim që nuk është menduar mirë.

Në shenjë pakënaqësi, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja sot kanë braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës. Në këtë mënyrë, ata kanë pamundësuar mbajtjen e seancës.

Përfaqësuesit e këtyre partive kanë vlerësuar se Ligji për Pagat tashmë akomodon vetëm nivelin politike.

Ndaj vlerës se koeficientit ka reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Përmes një komunikate për medie KPK-ja ka theksuar nuk janë marrë fare parasysh nga institucionet.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), njofton opinionin publik se në vazhdimësi ka marrë pjesë në grupet punuese gjatë procesit të hartimit të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, me ç’rast ka ofruar propozime dhe komente konkrete lidhur me këtë ligj, por të cilat nuk janë marrë parasysh nga organet përkatëse. Rrjedhimisht, sot, me rastin e publikimit të vlerës së koeficientit nga ana e Qeverisë, faktikisht, vërtetohet hapur se janë ulur ndjeshëm pagat e prokurorëve të shtetit dhe pagat e një pjese të stafit administrativ në sistemin prokurorial të Kosovës”, është thënë në komunikatë.

Ky institucion ka kërkuar nga Avokati i Popullit që këtë çështje, ta adresojë në Gjykatën Kushtetuese.

Më ketë rast, duke shprehur kundërshtimin tonë të fuqishëm lidhur me caktimin e koeficientit të pagave, kërkojmë edhe njëherë që të realizohet kërkesa e Këshillit Prokurorial drejtuar Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, është thënë në komunikate.

Edhe Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësuar se caktimi i vlerës së koeficientit prekë pavarësinë e e gjyqësorit.

KDI, vlerëson se kjo vlerë e koeficientit prej 105 euro nuk përkon me pritshmëritë dhe kërkesat e punëtoreve të sektorit publik. Për më tepër e metë kryesore e këtij ligji mbetet çështja e ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë. Kjo vlerë e koeficientit e zhvlerëson pozitën e gjyqtarit dhe prokurorit duke ua ulur pagat për rreth 25%”, është thënë në komunikatën e KDI-së.

Lajme të ngjashme