Vlera e koeficientit 105: eksperti i ekonomisë parashikon ikje të fuqisë punëtore
Si dëshpërues e demotivues po e quan vlerën e koeficientit 105, njohësi i ekonomisë Safet Gërgjaliu.
Ai beson se nga kjo pakënaqësi do të këtë vërtet ikje të fuqisë punëtore duke shtuar se në Kosovë është duke munguar një dialog i mirëfilltë mes pozitës dhe opozitës, mes sektorëve publiko-privat si dhe mes akterëve relevantë për politikë sociale.
“Nuk ka nevojë Kosova për ligje në aspektin kuantitativë por ka nevojë për ligje në aspektin kualitativ, ligje të cilat garantojnë stabilitet social e ekonomik dhe jo gjithmonë i mbrojnë interesat e partive politike dhe grupeve të caktuara dhe jo interesat e shtetit dhe të qytetarëve."
"Duhet të përfundojë lufta për pushtet dhe besojë që është koha kur duhet të lufta për shtet, në këtë drejtim ligji i pagave ka qenë një eksperiment i radhës dhe dëmi më i madh që po i behët Kosovës është fakti që çdo ligj i miratuar adresën e parë është gjykata kushtetuese, një ligj që ka sjellur pakënaqësi në sektorë të ndryshme po brenga më e madhe është me sektorin e sigurisë, shëndetësisë, arsimit dhe ne qoftë se këto tri shtylla janë të pakënaqura dhe nuk ka motivim ashtu më tepër është një ligj demotivues”, ka thënë Gerxhaliu.:
Gërxhaliu për IndeksOnline ka thënë që viti 2022 ka kaluar në agjendë politikë, ku sipas tij i ka ngulfatur sektorët e ndryshme.
