Vjosa Osmani e anuloi pjesëmarrjen, por Kurti shkon në Mynih për konferencën e Sigurisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Mynih, të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.
Njoftimi:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich Security Conference 2026 (MSC). Krahas pjesëmarrjes në ngjarjet e organizuara në kuadër të MSC, kryeministri gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale në margjina të konferencës.