Vjedhje në zyrat e “Bifurkacionit” në Ferizaj - NACIONALE

Vjedhje në zyrat e “Bifurkacionit” në Ferizaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vjedhjeje në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur në zyrat e Kompanisë Rajonle “Ujësjellësi” Bifurkacioni në Ferizaj.

Lajmin për Nacionalen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth ore 06:14 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në Kompaninë Rajonale të Ujsjellësit ” Bifurkacioni” në Ferizaj është një rast i vjedhjes. Policia e rendit e më pas policët hetues të stacinit në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin Nga hetimet e para është mësuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë demoluar zyret dhe nga aty është vjedhur DVR e kamerave të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Kanun Veseli.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Lajme të ngjashme