Vizita e senatorëve, betimi i kryetarëve e përplasjet në veri – Çka ndodhi këtë javë?
Java që po e lëmë pas ka qenë e mbushur me zhvillime. Nga një vizitë e senatorëve amerikanë në Kosoëv, tek betimi i kryetarëve në komunat e veriut dhe tensionet e fundit atje që krijuan shumë reagime.
Mesazhet e senatorëve
Shtetet e Bashkuara do të bëjnë “ç’të jetë e mundur” të sigurohen që Kosova të jetë në rrugën e saj të integrimit në institucionet transatlantike dhe të Bashkimit Evropian, tha senatori demokrat amerikan, Chris Murphy, në një konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në dritë të kësaj, Murphy e përshëndeti Marrëveshjen Bazë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa palëve u bëri thirrje për zbatimin e dispozitave të caktuara: Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, si dhe Serbia të njohë dokumentet shtetërore dhe të mos pengojë anëtarësimit e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Prandaj, neve na vjen edhe mirë të shohim marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku përfshihet njohja e ndërsjellë e njohjes së dokumenteve zyrtare, por edhe hapat e vështirë që duhet të ndërmerren nga të dyja palët. Serbia duhet të ndalojë së penguari Kosovën, të drejën e Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, tha Chris Murphy.
“Dhe, siç e tha edha presidentja, Kosova ka marrë përkushtimin për t’u lejtuar komunave të bashkohen dhe të formojnë një Asociacion dhe mendoj se zotimet sipas asaj
marrëveshje të realizohen sa më shpejtë të jetë e munduur. Patëm mundësitë të shkëmbejmë pikëpamjet e sinqerta për këto”.
Senatori amerikan tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe ShBA janë të fuqishme dhe të palëkundura. “Nuk është rastësi që udhëtimin tonë po e fillojmë në Kosovë. Kjo aleancë, kjo marrëdhënie dyshtetërore është e fuqishme, e qëndrueshme dhe është jetike. ShBA kur ka nevojë, thirrja e parë është te miqtë tanë në Kosovë”.
Betimi i kryetarëve
Gjatë kësaj jave u betuan edhe kryetarët e ri të komunave veriore: Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan. Betimet e tyre nuk u realizuan në objektet e komunës, shkaku i bllokadave dhe tensioneve që priteshin nga serbët dhe strukturat paralele.
Betimen e tyre kryetarët e ri e realizuan nëpër shkolla të disa fshatrave të tri komunave, dhe nën masa të rrepta të sigurisë.
Ata u zotuan se do të punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve. Zhvillime këto që u përcollën me vëmendje të madhe edhe ndërkombëtare.
Tensionet në veri
Një ditë pas betimit, qeveria e Kosovës kishte hartuar një plan që këta kryetarë t’i dërgojë në zyret e tyre për ta nisur punën. Megjithatë, ky nuk ishte plan i lehtë. Serbët kishin dalur për të protestuar, dhe kishin bllokuar hyrjet e objekteve komunale.
Si rezultat, Policia e Kosovës përdori shok-bomba e gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit. Pati edhe të shtëna me armë zjarri nga serbët. Disa policë u lënduan, kurse u dogjën edhe disa makina police.
Ndërkombëtarët patën kritika për Kosovën, kurse reagimi më i ashpër ishte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje, këta thanë se veprimet e fundit dëmtojnë raportet mes Amerikës dhe Kosovës.
Në anën tjetër, pushteti e ka vlerësuar këtë veprim si një rrugë normale e ligjore që kryetarët e komunave në veri ta vazhdojnë punën e tyre.


