Vizita e parë e Kasanof në Kosovë: Çfarë thanë Osmani e Kurti pas takimit me emisarin e ri amerikan? - NACIONALE

Vizita e parë e Kasanof në Kosovë: Çfarë thanë Osmani e Kurti pas takimit me emisarin e ri amerikan?

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëvendës ndihmës Sekretari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, ai që erdhi në vend të Gabriel Escobar, pra, Alexander Kasanof, ka vizituar Kosovën. Ai gjatë kësaj të enjte u takua fillimisht me Presidenten Vjosa Osmani e pastaj me Kryeministrin Albin Kurti. Me komunikata të ndara, Presidenca e Zyra e Kryeministrit njoftuan jo fort gjatë, se çka u fol në takim.

Kurti – Kasanof

“Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”, u tha se ishte kryetema ndërmjet Kurtit e emisarit Special Kasanof.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, i pari i Qeverisë foli për nevojën e zbatimit të marrëveshjes.

“Përgjatë takimit u trajtua dhe dialogu me Serbinë, ku kryeministri shprehu konstruktivitetin e Kosovës në proces dhe nevojën për zbatimin e plotë dhe sa më parë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit.” – thuhet aty.

Tutje në komunikatë si zakonisht u tha se Kurti shtoi se, “se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajmë vlera dhe qëllime të përbashkëta, si miq, aleatë e partnerë, e cila reflektohet edhe nga dëshira e perceptimi edhe i vetë qytetarëve të vendit tone”.

Kurti i cili prej kur mori pushtetin u shoqërua me marrëdhënie të tensionuara me ndërkombëtarët, me theks të veçant Shtetet e Bashkuara, e që megjithëse shkoi shpeshherë në ShBA, s’është që u prit nëpër zyra të rëndësishme.

Por, në Kosovë herë pas here priti në takim zyrtarë të nivelit të lartë, siç është ky me Kasanof.

Osmani – Kasanof

Presidenca ka lëshuar komunikatë për takimin e Presidentes Vjosa Osmani me emisarin Special të ShBA-ve për Balkanin përëndimor, Alexander Kasanof.

Sipas komunikatës aty u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe rëndësinë e partneritetit ShBA-Kosovë.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke potencuar se një Kosovë e integruar në Aleancën Veri-Atlantike forcon sigurinë e vendit, por kontribuon edhe në stabilitetin e rajonit.” – thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndryshe, Kasanof erdhi në këtë pozitë, pasi i përfundoi mandati amerikanit tjetër, Gabriel Escobar.

Lajme të ngjashme