Vitia: Qeveria ka marrë vendim për të mbuluar shpenzimet e protezave për invalidët e UÇK-së - NACIONALE

Vitia: Qeveria ka marrë vendim për të mbuluar shpenzimet e protezave për invalidët e UÇK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës sot ka marrë për të mbuluar të gjitha shpenzimet e protezave invalidëve të luftës së UÇK-së.

Ai ka tregua se vendimi është marrë në mbledhje elektronike që Qeveria ka mbajtur sot.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky vendim ka të bëjë me ndërrimin, mirëmbajtjen dhe vendosjen e protezave për invalidët e luftës së UÇK-së.

Qeveria siguron një nga masat për mbështetjen shëndetësore të invalidëve të luftës Sot Qeveria mori vendim për të autorizuar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për t'ua mbuluar të gjitha shpenzimet e protezave invalidëve të luftës. Ky trajtim mjekësor kryhet aktualisht jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe ka të bëjë me ndërrimin, mirëmbajtjen dhe vendosjen e protezave për invalidët e luftës”, ka shkruar Vitia.

Ai ka treguar se vlera e mjeteve të ndara arrin rreth dy milionë euro.

Zgjidhja përfundimtare për të marrë këto shërbime brenda institucioneve publike përfshin edhe disa hapa të tjerë. Këto hapa janë hartuar dhe po bëhen përgatitjet për to. Kostoja e tyre është rreth 2 milionë euro. Ato do të fillojnë nga zbatimi ndërkohë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme