Vitia e Kamishi tallen me 'shkollën' e njëri-tjetrit, Konjufca e pyet të parin: Pse s'po e kryen doktoraturën?
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë debatuar sot në Kuvendin e Kosovës.
Ky i fundit, në një pjesë të fjalisë së tij, iu drejtua Haxhiut me fjalët “…i nderuari profesor doktor i fizioterapisë”.
Ndërkohë Haxhiu, në përgjigjen e tij ka thënë së Vitia është kandidat për specializim tash e 18 vite.
“Faleminderit, qëllimi im ishte të kem një informacion se a do të zbatohet plani i Komisionit Ekzekutiv apo programi i Qeverisë. Prandaj i nderuar doktor i përgjithshëm, kandidat për specializim që 18 vite kërkova një përgjigje, çka me thënë z.Vitia, që 18 vite një specializim nuk ke qenë në gjendje me e kry…” – ka thënë ai.
Më pas, ka ndërhyrë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, duke shtruar një pyetje që shkaktoi të qeshura në sallë.
“Ministër pse s’pe kryen doktoraturën si Bekimi ti…?” – pyeti ai.