Vitia dhe Haxhiu harrojnë përplasjet e ashpra, sot diskutojnë miqësisht në Kuvend
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, duket si i kanë harru zënkat e përplasen që vazhdimisht kanë në Kuvendin e Kosovës.
Në seancën e sotme, ata janë parë shumë miqësor njëri me tjetrin.
Derisa deputetët votonin për Raportin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, ministria Vitia ka shkuar të ulësja e deputetit Haxhiu për të diskutuar.
Pwr disa minuta shihet se ata bëjnë një diskutim të qetë njeri me tjetrin.
Nuk dihet se çka kanë biseduar ata sot, por ajo që dihet është polemikat e ashpra që ata kanë pasur në seancat e kaluara.
Në seancën e 9 marsit, ku diskutohet për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor, ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i PDK-së ironizonin me profesionet e njeri tjetrit.
“I nderuari profesor doktor i fizioterapisë, zoti Bekim Haxhiu”, iu kishte drejtuar ministri Vitia deputetit Haxhiu.
Ky i fundit ia kishte kthyer Vitisë më të njëjtën monedhë.
“I nderuar doktor i përgjithshëm, kandidat për specializim qe 18 vjet”, kishte thënë Haxhiu.