Viti 2022: Kurti përmend "të arritura" në sektorin e energjisë - NACIONALE

Viti 2022: Kurti përmend "të arritura" në sektorin e energjisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka shkruar në lidhje me energjinë dhe digjitalizimin në Kosovë gjatë vitit 2022.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjatë vitit të kaluar kanë miratuar Strategjinë e re të Energjisë 2022-2031, duke përmendur se kanë nënshkruar edhe dy marrëveshje më inovative të energjisë në rajon.

Nënshkruam marrëveshje për dy projektet më inovative të energjisë në rajon: Me MCC për ndërtimin e kapaciteteve për rezerva prej 340 MËh (236.7 milionë dollarë); Për ndërtimin e impiantit solar për ngrohje solare prej 50 MË termale, ndër më të mëdhenjtë në Evropë, me BE, KfW dhe BERZh”, ka shkruar Kurti.

Kurti gjithashtu përmendi edhe investimet që kanë bërë për efiçencë të energjisë, ndonëse përmendi edhe inaugurimin e Parkut të Erës në Selac, me kapacitet prej 105 megavat.

Inauguruam Parkun e Erës në Selac, me kapacitet prej 105 megavat;Investuam për efiçencë të energjisë: mbi 4 milionë euro për 29 ndërtesa publike; rreth 5 milionë euro për 38 projekte të reja”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Kryeministri gjithashtu radhiti edhe disa nga projektet e tjera që janë realizuar në vitin 2022 përfshirë këtu lansimin e sistemit për Hartimin e Legjislacionit (LDS), lansimin e Rrjetit për Hulumtim dhe Edukim i Kosovës (KREN) dhe lidhjen e Kosovës me Rrjetin Pan-Evropian për Hulumtim e Edukim (GÉANT).

U sigurua qasje në internet pa pagesë për 105 shkolla dhe 43 institucione shëndetësore;Arritëm mbulueshmëri prej 100% të zonave të banuara me infrastrukturë të internetit brezgjerë; Në indeksin GTMI të Bankës Botërore u ngritëm nga grupi C në grupin B për fokusin në qeverisje digjitale;Lansuam Sistemin për Hartimin e Legjislacionit (LDS); Inauguruam Sistemin Nacional për Monitorimin e Spektrit frekuencor me vlerë prej 2.7 milionë euro, i cili mbulon tërë territorin e vendit në shërbim të sigurisë kombëtare; Lansuam Rrjetin për Hulumtim dhe Edukim i Kosovës (KREN) dhe lidhjen e Kosovës me Rrjetin Pan-Evropian për Hulumtim e Edukim (GÉANT)”, përfundon statusi i tij.

Lajme të ngjashme