Visar Azemi i reagon Muratit: Do të mbahesh mend që je gënjeshtar i dobët
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Visar Azemi i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, duke i thënë se mund të bësh llogari sa të duash, por askush më nuk të merr seriozisht.
Azemi ka thënë se pas shpenzimit të rreth 12 miliardë euro të buxhetit dhe me 51% të votave, Qeveria nuk janë në gjendje me përmend asnjë projekt të vetëm.
“Hekuran, ti mund të bësh llogari sa të duash, por problemi është se askush më nuk të merr seriozisht. Pas shpenzimit të rreth 12 miliardë euro buxhet me 51 % të votave, nuk je në gjendje me përmend asnjë projekt të vetëm, e qenke marrë me shifrat e LDK-së.” – ka shkruar Azemi.
Ai tutje në reagimin e tij ka përmendur programin “Rruga e Re” të LDK-së, duke thënë se për 4 vite kemi me pas buxhetin e Republikës 15 miliardë.
“Po, ne me programin “Rruga e Re”, për 4 vite kemi me pas buxhetin e Republikës 15 miliardë euro prej të cilave 5 miliardë euro do të shkojnë në projekte kapitale që do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik e mireqenien e qytetarëve. Por pas 4 viteve do të ketë një listë të gjatë të projekteve që do t’i lëmë trashëgimi qytetarëve të vendit.” – ka shkruar ai ndër të tjera.
Tutje Azemi ka thënë se asnjë numër që e ka dhënë Hekurani nuk është i vërtet.
“Nuk ka numër që ke dhënë ti Hekuran, e që është i vërtetë. Nëse për diçka do të mbahesh mend, është që je gënjeshtar i dobët. Për dallim prej shefit tënd që është mjeshtër ne zanatin e gënjeshtrave.” – ka përfunduar ai.