Visar Azemi: Energjia është një nga projektet kryesore të qeverisë Abdixhiku - NACIONALE

Visar Azemi: Energjia është një nga projektet kryesore të qeverisë Abdixhiku

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet në Ferizaj, Visar Azemi, ka kritikuar ashpër qeverinë për neglizhencën ndaj sektorit energjetik.

Gjatë një interviste në "Pressing", Azemi theksoi se reduktimet e energjisë elektrike në Ferizaj vijnë si pasojë e mosfunksionimit të nënstacionit të KOSTT-it, duke e cilësuar këtë situatë si rezultat të menaxhimit të dobët të ndërmarrjeve publike.

"Nuk mund të flasësh për zhvillim të sektorit privat nëse nuk e ke rregullu çështjen e sektorit energjetik në vendit, sepse ajo i duhet me i dhanë mundësi zhvillimit. Energjia është një ndër projektet kryesore të qeverisë Abdixhiku. Ne kemi probleme të furnizimit me energji. Sot kemi mos përmbushje të punëve nga KOSTT-i, nga KEK-u. Sot nuk e ke të lëshuar në punë nënstacionin në Ferizaj, dhe Ferizaj përballet me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Këta e kanë shkatërrua një ndërmarrje publike të jashtëzakonshme, me njerëzit që i kanë çu në krye të kësaj ndërmarrje. Kryeshefi ekzekutiv del thotë nuk kemi energji elektrike për shkak të zhvillimit ekonomik në vend. Për cilin zhvillim ekonomik je ka fol o burrë’’, ka thënë Azemi.

Ai shtoi se një nga projektet kryesore të qeverisë së ardhshme të drejtuar nga LDK do të jetë ndërtimi i një termocentrali me gaz në Ferizaj, si zgjidhje afatgjatë për krizën energjetike.

Lajme të ngjashme