VIDEO: Sulmohet Policia në Mitrovicë të veriut
Policia e Kosovës, raportohet se ka ndërmarrë një aksion, për të arrestuar një qytetar në veri të vendit. Nga një video e publikuar nga portali Jepi zë, i Mitrovicës, shihet se si disa qytetarë atje, e sulmonin Policinë e Kosovës.
Në video gjithashtu vërhet, se Policët largoheshin pas sulmit nga qytetarët.
Alarmi në veri është lëshuar sërish sot.
Në disa pamje të publikuara nga media të rajonit, dëgjohet zhurma e alarmit, ndonëse nuk dihet se pse ka ndodhur një gjë e tillë.
Megjithatë, burime të Nacionales bëjnë të ditur se sirenat në veri janë lëshuar pasi dyshohet se policia e Kosovës ka arrestuar një person afër shkollës teknike në Mitrovicë të Veiriut.
Shënim: Nacionale ka kontaktuar policinë e Kosovës për rajonin e veriut, por deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje dhe nuk kemi arritur që në mënyrë të pavarur t’i konfirmojmë këto informacione.
Po ashtu, Nacionale e ka kontaktuar në telefon edhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për të marrë më shumë detaje, por i njëjti s’e ka hapur telefonin.