VIDEO: Momenti kur deputetët e PDK-së evakuohen nga salla e Kuvendit pas alarmit për bombë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe gazetarët janë evauuar nga objekti i këtij institucioni pas një alarmoi për bombë.
Derisa “Klan Kosova” po i transmetonte direkt momentet para nisjes së seancës, shihet edhe evakuimi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, përfshirë kryetarin Memli Krasniqi.
Video:
Theksojmë se Policia e Kosovës ka larguar nga ndërtesa e Kuvendit deputetët dhe gazetarët.
Organet e rendit nuk kanë dhënë shumë detaje, vetëm kanë kërkuar që deputetët, gazetarët dhe stafit të largohen nga ndërtesa e Kuvendit.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka dhënë disa detaje, duke treguar se policia iu ka kërkuar që të largohen sa më shpejt.
“Policia për shkak të masave të sigurisë duhet të evakohet stafi. Kanë një kërcenim, por me tutje jep policia sqarime. Krejt çka na kërkuan është me e liru ndërtesën e Kuvendit” – ka thënë Tahiri.