VIDEO: Kurti shkon në Qeveri, pak para takimit me Osmanin
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës para pak minutash, derisa në orën 13:00 parashihet që të takojë presidenten Vjosa Osmani, bashkë me kryetarët e partive të tjera.
Gazetarja e Nacionales nga terreni, Eriola Cacaj, ka dërguar pamjet ku Kurti shihet duke hyrë në Qeveri.
Theksojmë se nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë treguar se nuk kanë ndonjë pritje nga ky takim.
Deputeti Mefail Bajqinovci ka deklaruar se kompetencat e presidentes nuk kanë ndonjë fuqi, duke folur për takimin e thirrur për sot nga Vjosa Osmani.
“Presidentja ka shpreh vullnetin që t’i takojë së bashku grupet parlamentar, partitë politike, por ju e dini që kompetencat e presidentes nuk kanë ndonjë fuqi që të ketë ndonjë mundësi që t’i përafrojnë partitë politike. Të shohim si do të rrjedhë ky proces” – ka thënë ai.