Video: Bajrami demanton sërish Golën e VV-së për doracakët
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka demantuar edhe njëherë deputetin e VV-së Ardian Gola i cili ka përsëritur atë që tashmë VV e ka thënë disa herë se kinsi kishte “vendim” nga Ministrja e atëhershme Hykmete Bajrami për doracakët skandaloz të edukatës seksuale.
“S'ka vendim në emër timin për miratim të doracakëve, dokumenti në të cilën thirreni është kërkesë për miratim, s'është vendim. Pra kërkesë jo vendim, kanë dallim këto profesor Gola.
Edhe pak kohë mund t’i përsërisni këto shpifje e gënjeshtra. Sepse më 9 shkurt, populli do t’ua tregojë vendin jo veç për doracakët, por edhe për mashtrimet tjera, e sidomos për gënjeshtrën e 160 çerdheve e premtimet për përmirësim në fushën e arsimit.” – ka thënë Bajrami.
E plotë:
Sot, në emisionin Frontal në T7, deputeti Gola përsëriti shpifjen e partisë së tij rreth doracakëve.
S'ka vendim në emër timin për miratim të doracakëve, dokumenti në të cilën thirreni është kërkesë për miratim, s'është vendim. Pra kërkesë jo vendim, kanë dallim këto profesor Gola.
Edhe pak kohë mund t’i përsërisni këto shpifje e gënjeshtra. Sepse më 9 shkurt, populli do t’ua tregojë vendin jo veç për doracakët, por edhe për mashtrimet tjera, e sidomos për gënjeshtrën e 160 çerdheve e premtimet për përmirësim në fushën e arsimit.