LIVE / Abdixhiku prezanton 110 kandidatët: LDK shpresa e parë dhe e fundit për vendin - NACIONALE

live:

LIVE / Abdixhiku prezanton 110 kandidatët: LDK shpresa e parë dhe e fundit për vendin

Përditësuar 1 vit më parë
1 vit më parë

nga NACIONALE

Në përditësim...

LDK për 110 kandidatët e vet: Shpresa e parë dhe e fundit për Republikën e Kosovës

Shpresë ‘të parën dhe të fundën’ e ka vlerësuar veten Lidhja Demokratike e Kosovës teksa kanë shpaluar 110 kandidatët e tyre për zgjedhjet në nivel vendi.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixihiku, thirri një nga një – duke nisur prej fundit – të gjithë kandidatët.

“124 është numri jonë, nga Lumiri deri tek Parisi, ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës! Shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës! Bëhu Ndryshimi!" – tha Abdixhiku.

Si pasojë e pjesëmarrjes së madhe në sallën e sporteve të Pallatit të Rinisë, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shprehu keqardhje që jo të gjithë arritën të futen brenda në sallë për të parë në person hapjen zyrtare të fushatës së Lidhjes Demokratike të Ksoovës.

Abdixhiku u kërkoi falje “mijëra rugovistëve që kanë mbetur jashtë si shenj e ringritjes së madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës para zgjedhjeve nacionale”.

"Jo më bredhje nëpër botë për shërim..."

Zotime të mëdha në shëndetësi artikuloi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili u zotua t'i jep fund "bredhjes nëpër botë për shërim" ku iu kthye premtimit për ndërtimin e spitalit të ri prej 500 milionë eurosh.

“Për të gjithë qytetarët tanë, që bredhin për shërim nëpër botë, për të gjitha familjet tona, këtu në Kosovë, do të ndërtojmë Spitalin e Ri të Kosovës, me plot 500 milion euro investim në të. Spital i ri, lokacion i ri, ndërtesa të reja, pajisje të reja – shëndetësi moderne siç e meriton vendi jonë bukur e përrallor!” – tha ai.

17:43 - Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hapur fushatën zgjedhore me një tubim që po mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Abdixhiku para simpatizantëve të partisë, përçoi mesazhe të forta.

“Mirë se vini në tubimin më të madh elektoral në vend. Mirë se vini në shtëpinë e të djathtëve, në shtëpinë e lirisë, në shtëpinë e pavarësisë, në shtëpinë e vet demokracisë! Mirë se vini në Tubimin e Hapjes së fushatës, në tubimin e ndryshimit, në tubimin e nisjes së uraganit të madh të fitores së 9 shkurtit.

Jemi mbledhur sonte këtu, jo vetëm si pjesëtarë të një Lidhje të fortë politike, por si një shtëpi e bashkuar e njerëzve që ëndërrojnë për Republikën tonë, të ardhmen tonë, të ardhmen e një vendi që duhet të qëndrojë krenar, të qëndrojë i fortë, të qëndrojë prijetar!”
– tha ai.

Kryetari i LDK-së u shpreh se ky tubim ëshënon fillimin e kapitullit të ri për vendin, në atë që ai e quajti “kryengritjen e djathtë kombëtare – si thirrje monumentale e popullit të Kosovës!”.

Sipas tij, ndryshimi i shumëpritur do të nisë pikërisht nga ky tubim dhe do të përfundojë me një fitore të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

"Sonte, shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për Kosovën! Sonte shënojmë një moment definues të historisë së popullit tonë! Sonte, shënojmë kryengritjen e djathtë kombëtare – si thirrje monumentale e popullit të Kosovës!


Dhe ju them, ju premtoj, zotohem, se çfarë kemi nisur sot këtu, do të kushtrojë fort e do të mbahet në mend gjatë, jo vetëm gjatë këtij muaji elektoral, por do të kushtrojë fort e gjatë, për gjenerata të tëra që do të vijnë pas.


Do të shikojmë me mburrje në këtë 11 janar, e do të kuptojmë, se ndryshimi i shkurtit nisi mu në këtë sallë! Nga kjo sallë LDK është ngritur në këmbë! Është ngritur në këmbë për t’u mos u ndalur.”
– deklaroi Abdixhiku.

17:38 - Tashmë ka nisur tubimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku do të hapet fushata për zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2025.

Ndërkohë, në një video, kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, shihet duke hyrë në sallën ku po mbahet tubimi.

Ai është pritur me duartrokitje nga simpatizantët e kësaj partie.

Video:

Lajme të ngjashme