Vetura godet këmbësorin në Prishtinë
Një veturë ka goditur një këmbësor në lagjen Ulpiana tek “Posta e madhe” në Prishtinë.
Gazeta Express ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet një person i goditur nga vetura.
Në pamje shihet edhe qytetarë që i janë ofruar për t’i dhanë ndihmë.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marr detaje, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.