“Vetura e viktimës në posedim te i dyshuari”, dy të arrestuar për vrasjen në Mitrovicë - NACIONALE

“Vetura e viktimës në posedim te i dyshuari”, dy të arrestuar për vrasjen në Mitrovicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë që syhohet për veprën penale “vrasje e rëndë” në Mitrovicën Jugore.

Janë arrestuar dy persona si të dyshuar për “vrasje të rëndë” në Mitrovicë. Me datë 12 gusht, një person ishte gjetur i vdekur në rrugën e UÇK-së në Mirovicë. Fillimisht Policia njoftoi për “vdekje të dyshimt”, teksa arrestimet filluan vetëm pas një dite.

I arrestuari i parë i moshës 43 vjeçare, u arrestua të dielën nën dyshimet për vrasje të rëndë. Personit me iniciale Xh.N, i është gjetur dhe konfiskuar vetura e viktimës. Pra, i arrestuari i parë, e kishte në posedim veturën e viktimës. I njejti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë - Mitrovicë, 14 gusht 2023 - Me 12.08.2023, rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK -së, në Mitrovicën e Jugut, një person është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është identifikuar se peroni i pajetë është viktima S. M., 56 vjeçar. Sektori Rajonal, me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari. Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Këtë të hënë, më 14 gusht, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë, i cili dyshohet poashtu për të njejtin rast. PK në njoftimin për medie ka bërë të ditur se i dyshuari i dytë është një 25 vjeçar.

Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë Mitrovicë, 14 gusht 2023 Si rrjedhojë e hetimeve lidhur me veprën penale ”vrasje rëndë”, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve mbi dyshime të bazuar në orët e mesditës së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vrasje e rëndë”, e ndodhur me datën 12 gusht 2023 në Mitrovicë. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit K. M., 25 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Fillimisht ky rast ishte cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, derisa trupi u dërgua në obduksion.

“VDEKJE E DYSHIMTË Rr. UÇK-së, Mitrovicë Jug 12.08.2023-17:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur në rrugë pa shenja jete, njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti mbetet të hetohet.” – thuhej në raport të PK.

10 ditë 4 vrasje

Që nga e premta e javës së kaluar e deri më sot, Kosova është tronditur nga katër ngjarje makabre. Katër vrasje të ndryshme që kanë ndodhur në këtër komuna të ndryshme, kanë rezultuar me 4 persona të vrarë e dhjetëra të lënduar e të plagosur.

Nga të tri rastet, katër persona vazhdojnë të mbesin në arrati. Njëri për ngjarjen që ndodhi në Bon Vivant të premten e kaluar, tjetri për vrasjen në Klinë që ndodhi të hënën, dhe dy të dyshuarit për vrasjen në Runik të Skënderajt.

Në orët e para pas mesnatës në një lokal të natës në fshatin Runik të Skënderajt, dy persona të maskuar hynë e qëlluan me armë. Si pasojë, një 39-vjeçar u vra kurse tre të tjerë mbetën të plagosur. Njëri prej tyre në gjendje të rëndë, dhe si pasojë e lëndimeve i është amputuar këmba.

Dy personat e tjerë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë, dhe kanë marrë lëndime në pjesët e këmbës.

Sipas informacioneve të deritashme personi i vrarë ka qenë djali i pronarit të lokalit, dhe arsyet që çuan deri te kjo ngjarje tragjike ende nuk dihen.

Prokurorja kujdestare sipas informacioneve të Nacionales ka qenë për disa orë në vendin e ngjarjes. Personat e dyshuar ende nuk janë identifikuar pasi kanë qenë të maskuar. Policia e Prokuroria kanë bërë të ditur se i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.

Në arrati vazhdon të mbetet për tri ditë me radhë edhe i dyshuari kryesor për vrasjen në një kafiteri që ndodhi në qendër të Klinës. Fjala është për Tush Frrokun i cili ditën e hënë, në pikë të ditës, në qendër të Klinës, hyri në një kafene dhe e goditi me disa plumba tashmë të ndjerin Anton Prelën.

Ashtu siç ka raportuar Nacionale dhe mediat e tjera, i dyshuari dhe viktima kanë pasur lidhje familjare. Të dy kanë qenë duke jetuar jashtë Kosovës. Për viktimën kanë shkruar edhe mediat e Zvicrës.

I dyshuari Frroku është ende në arrati, dhe Policia e Prokuroria po përdorin edhe dronë për t’i rënë në gjurmë. Fotografitë e tij janë shpërndarë nëpër të gjitha pikat e kalimit kufitar, në mënyrë që të mos i lejohet ikja nga Kosova.

Frroku që akuzohet për vrasje të rëndë, më parë kishte qenë në kërkim edhe nga Interpoli për veprën penale vjedhje e rëndë. I njëjti ishte arrestuar në Itali. Në shkurt të vitit 2023 ai ishte ekstraduar në Kosovë. Prokuroria e Pejës kishte bërë të ditur se Frroku kishte pasur edhe vepra të tjera penale në të kaluarën.

Një tragjedi ndodhi të premten e kaluar në lokalin e famshëm Bon Vivant në Prishtinë. Një person u vra, disa u plagosën, e dhjetëra të tjerë u lënduan nga mjetet e qelqit.

Në arrati vazhdon të jetë edhe njëri nga të dyshuarit për vrasjen dhe tragjedinë që ndodhi në lokalin Bon Vivant të Prishtinës. Fjala është për Dukagjin Nikollajn që njihet si “Duka”. Edhe ky që nga e premtja është në arrati.

Lajme të ngjashme