Vetëvendosje me kronologji të “zhveshjes” së Serbisë karshi barrikadave
Lëvizja Vetëvendosje, ka dalë më një shkrim në Facebook, me anë të së cilit, ka paraqitur një kronologji të ngjarjeve, për të cilën nga partia në pushtet besohet se paraqet zhveshjen e Serbisë karshi barrikadave.
Kronoligjia e ngjarjeve, në tabelen e paraqitur nga VV, fillon me datë 1 nëntor 2022, e mbaron me një deklaratë të Presidentit serb Vuçiq, të datës 21 dhjetor 2022.
Kujtojmë se termi “zhveshje e Serbisë”, për të paraqitur situatën në veri të vendit, po përdoret me të madhe, nga eksponent të pushtetit e njërëz të afërt me ta.
Statusi i plotë i Vetëvendosjes:
Zhveshja e Serbisë karshi barrikadave në Mitrovicë
Pa mbështetjen e qytetarëve në pjesën veriore të Mitrovicës dhe vetëm me banda kriminale nëpër barrikada, Serbia u zhvesh nga të gjitha pretekstet e saj në lidhje me bllokimin e rrugëve përmes barrikadave.
Kronologji e ngjarjeve e ilustron këtë:
● 1 nëntor, 2022 – Republika e Kosovës ndalon target ilegale
● 5 nëntor, 2022 – Lista serbe lëshon institucionet
● 23 nëntor, 2022 – Arrihet dakordimi për targa në Bruksel
● 25 nëntor, 2022 – Republika e Kosovës shpall zgjedhjet për komunat në veri
● 10 dhjetor, 2022 – Republika e Kosovës shtynë zgjedhjet për komunat në veri
● 10 dhjetor, 2022 – Vendosen barrikadat në veri
● 20 dhjetor, 2022 – Goran Rakiq: “Barrikadat hiqen kur të lirohet Pantiq”
● 21 dhjetor, 2022 – Vuçiq: “Barrikadat nuk hiqen pa u themeluar Asociacioni”
KFOR kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave, ndërkohë sot jemi në ditën e 13 të tyre. Barrikadat duhet të hiqen sa më shpejtë.