Vetëvendosje: Kosova përfiton 4.2 miliardë euro nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit "Tregu i Përbashkët" - NACIONALE

Vetëvendosje: Kosova përfiton 4.2 miliardë euro nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit "Tregu i Përbashkët"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Kosova përfiton 4.2 miliardë euro nga programi, “Tregu i Përbashkët”.

Ky program do të mbështesë sektorët e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme me një buxhet prej 4.2 miliardë euro për periudhën kohore 2021-2027, e që nga tani bizneset dhe organizatat vendore mund të përfitojnë nga ky program.” – thuhet ndër të tjera aty.

E plotë:

4.2 miliardë euro i përfiton Kosova nga programi i BE-së “Tregu i Përbashkët”

Ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, bashkë me drejtoren e përgjithshme për Tregun e Brendshëm të Bashkimit Evropian, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme (DG GROË), znj. Kerstin Jorna, ka nënshkruar marrëveshjen për përfshirjen e Kosovës në programin e BE-së “Tregu i Përbashkët”.

Programi në fjalë është njëri ndër programet më të mëdha mbështetëse që posedon Bashkimi Evropian dhe si i tillë synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrueshmërisë së industrisë, në veçanti të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, mbrojtjen e konsumatorit përfshirë sigurinë e ushqimit, përmirësimin e statistikave dhe përmirësimin e sektorit financiar.

Përmes këtij programi të BE-së “Tregu i Përbashkët” bizneset dhe organizatat e Kosovës mund të ndërveprojnë me bizneset dhe organizatat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve në proces të anëtarësimit në BE.

Ky program do të mbështesë sektorët e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme me një buxhet prej 4.2 miliardë euro për periudhën kohore 2021-2027, e që nga tani bizneset dhe organizatat vendore mund të përfitojnë nga ky program.

Lajme të ngjashme