Vetëvendosje i ik ballafaqimit në studio televizive, gazetarët ndihen të nderuar
Lëvizja Vetëvendosje, partia që mban pushtetin, ka vendosur të bojktojë disa prej televizioneve më të mëdha në vend, duke mos u ballafaquar kështu në debatet e realizuara nga të njëjtat. Kjo u konfirmua nga drejtuesit e këtyre emisioneve.
Drejtuesi i “Pressing”, Leonard Kerquki, të mërkurën njoftoi se në bazë të informacioneve, Vetëvendosja ka vendosur të bojkotojë përveç T7, Klan Kosovës dhe RTV Dukagjinin, edhe mediumin që drejtohet nga Jeta Xharra, “Kallxo.com".
Ai ka thënë se ndihet i nderuar nga ky bojktot, i cil njëheri është ikje nga ballafaqimi.
“Levizja Vetevendosje ka marre vendim per t’i bojkotuar tri televizionet kryesore ne vend; T7, Klan Kosova dhe TV Dukagjini. Sipas informacioneve, VV do ta bojkotoje po ashtu edhe mediumin/debatin “Kallxo”. Arsyen perse po ikin nuk mund ta ndaj sepse nuk e kuptova se cila ishte.
Per mua, ky nuk eshte bojkot, por eshte ikje nga ballafaqimi per qeverisjen kater vjeçare.
Personalisht, kur shoh se gazetaret me te mire dhe televizionet kryesore jane pjese e “listes se zeze” te Vetevendosjes, ndihem shume i nderuar nga ky bojkot” – ka shkruar ai.
Ndërkohë, ka reaguar edhe drejtuesi i “Rubikon”, Adriatik Kelmendi. Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti “po tutet”.
“Shumë nderohem kur ata që mendojnë të jenë të fortit e pushtetit ma “bojkotojnë” emisionin. Njëfarë kohe Hashim Thaçi nuk më kishte ardhë nja pesë vjet në Rubikon. Tash edhe ky tjetri, Albin Kurti, diçka po tutet! Çfarë rikonfirmimi i nderit për profesion!” - ka shkruar Kelmendi.
Vendimi i pushtetit për t’iu ikur ballafaqimeve në studiot kryesore televizive në vend ndërsa zhvillohet fushata e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, u vlerësua si një për mediat nga gazetari Lirim Mehmetaj.
“Çka ka ndodh me bojkotin e Vetëvendosjes ndaj mediave – jam shumë i lumtur, është fitore e jashtëzakonshme e mediave. Nuk ka ma a fitojnë mediat. Është definitive. Fituan! Dmth, partia, që përmes diskursit ka arrit t’i mposhtë secilin kundërshtarë dhe është njoftë për diskurs. Madje partitë tjera kanë thënë mos të shkojmë të diskursi i tyre sepse aty na mposhtin, sepse janë më të fortë, ju ka thanë anëtarëve të vetë mos folni më me ata. Kjo është fitore e jashtëzakonshme. Unë jam i mrekullum që jetoj në një shtet ku media, vetëm me fjalë, e zbythë pushtetin që e ka aparatin e dhunës legjitime” – tha Mehmetaj të mërkurën në “Debat Plus”
Një reagim në lidhje me këtë, ka ardhur edhe nga opozita. Sekretarja e Përgjitshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shkruar:
“VV mundet me vendosë me i ikë debatit në studio televizive.
Por, VV nuk mundet me i ikë 9 shkurtit”.