Vetëvendosje fiton në Podujevë, Shtime dhe Kamenicë - NACIONALE

Vetëvendosje fiton në Podujevë, Shtime dhe Kamenicë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje pritet të fitojë që në raundin e parë në Podujevë, Shtime dhe Kamenicë.

Sipas rezultateve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të 93.81% të vendvotimeve (106 nga 113), Bulliqi udhëheq bindshëm në Podujevë me 53.02% të votave, që përkthehet në 18,897 vota.

Në Shtime, kandidati i VV-së Qemajl Aliu udhëheq bindshëm me 50.52% të votave (6,744 vota), duke lënë prapa kandidatin e PDK-së, Përparim Ramusën, me 36.87% (4,921 vota).

Ndërkohë, në Kamenicë, kandidati i VV-së Kadri Rahimaj po prin me 51.23% të votave (6,832 vota), përballë Qëndron Kastratit të PSD-së, që ka 27.20% (3,628 vota).

Lajme të ngjashme