Vetëvendosja i tha 'Jo' të nesërmen pas zgjedhjeve, Osmani flet për “kompromis, për tre institucionet”
Zgjedhjet u kryen dhe rezultati erdhi, së paku në preliminare, me Vetëvendosjes minus nëntë mandate në Kuvend të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës i qëndroi votës së rën(d)ë të 28 dhjetorit, por u favorizua me rritje në përqindje nga rënia e pjesëmarrje e votuesve. Atë listë e priu Vjosa Osmani nga e cila pritshmëritë ishin për një zmadhim elektoral e që rezultoi me thjesht-ruajtje të votave që ishin, ndryshe nga Vetëvendosja dhe Partia Demokratike e Kosovës që panë elektoratet e tyre të tërhequr nga pjesëmarrja në votime. Vjosa Osmani me t’u konkluduar një pasqyre pararendëse e rezultatit zgjedhor doli në konferencë për shtyp, dhe, gjënë e parë mbi të parat, kërkoi votat e Vetëvendosjes për t’u zgjedhur presidente “sepse i kanë një mijë arsye dhe është në interes të shtetit”, deklaratë kjo që i shkaktoi reagime të mëdha për fiksim personal presidencial, duke qenë LDK-ja me vetëm 20 mandate. Pushteti në detyrë s’priti të çelë dita tjetër për t’i dhënë një ‘Jo’ të fortë. Shtrues të parë qëndrimeve të Vetëvendosjes si Adriana Matoshi e Arbëreshë Kryeziu e betonizuan një ‘Jo’ gatise agresive ndaj saj. As Glauk Konjufca dhe Faton Peci pyetur nga gazetarët nuk i thanë po. Osmani, e zbuti deklaratën pas reagimeve të mëdha, duke shkruar se emri i saj “nuk do të jetë pengesë” për formim të institucioneve të vendit. Por, një ditë më vonë në një intervistë për CNN ajo foli se si, jo vetëm për president, “por duhet kompromis për tre institucionet, qeverinë dhe udhëheqësin e parlamentit.”
'Jo' e ngurtë nga Vetëvendosje.
Adriana Matoshi ishte lajmëtarja e përjashtimit edhe më të fortë nga konsiderata e VV-së për Osmanin presidente.
"Kqyre pash ni Zot, del e treta, hup me temel, edhe hala pa u kry numerimet paska dal tu na thone qe duhet patjeter une Presidente. Nese bohna deputete, une publikisht deklaroj qe NUK te votoj ty presidente."
Arbëreshë Kryeziu e VV-së po ashtu e vazhdoi serinë e Jo-ve.
"Edhe nëse emri yt vjen për votim, nuk do ta kesh mbështetjen time në rast se do të jem prapë deputete në Kuvend."
As Glauk Konjufca, as Faton Peci, të pyetur nga gazetarët, nuk thanë po.
Pas reagimeve, Osmani e zbuti qëndrimin fillestar.
Shkroi se emri i saj "nuk do të jetë pengesë" për formimin e institucioneve.
Por një ditë më vonë, në një intervistë për CNN, shkoi më larg.
Tash ajo s’ia konsideroi të mirëqena Vetëvendosjes jo vetëm presidentin, por as kryetarin e kuvendit e as mundësinë e zgjedhjes së qeverisë.
"Kompromisi është i nevojshëm jo vetëm për të zgjedhur president, por edhe për të zgjedhur qeverinë e re dhe udhëheqjen e parlamentit. Pra, për të tre institucionet, ne do të kemi nevojë për një kompromis të ri," tha ajo.
Osmani shtoi se LDK është e gatshme për bisedime me të gjitha partitë, me një përjashtim.
"Nuk duam të flasim me të vetmen parti politike serbe që ka marrë pjesë në akte agresioni dhe shkelje të rendit kushtetues të Kosovës, por çdo parti tjetër këtu është e mirëpritur," deklaroi ajo, duke theksuar urgjencën se "nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja."
Nga PDK-ja, Bedri Hamza u shpreh se "nuk ka vija të kuqe" për asnjë parti.
Por preferenca e tij e parë mbetet qeveria e ish-opozitës formulë pa numra premtues.
Hamza kushtëzoi që çdo marrëveshje "duhet t'i paraprijë konstituimit të Kuvendit."
"Mendoj që për me pasur institucione shpejtë dhe të qëndrueshme duhet me pas marrëveshje politike qysh tash, pa filluar ende konstituimi i kuvendit," tha ai.
Albin Kurti, nga ana e tij, tha se "do të bashkëpunoj" me të gjitha partitë politike për çështjen e presidentit.
Nuk dha asnjë indikacion konkret ndryshe nga legjislatura e kaluar.