Vetëvendosja ende s’e publikon listën, u mbetet edhe një orë kohë
Partia Vetëvendosje ende s’e ka publikuar listën e vet zgjedhore derisa afati po shterrohet - në më pak se një orë.
Deri në ora 12:00 të natës supozohet që VV-ja të publikojë 110 emrat e saj garues.
(Përditësim: Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, e ka mohuar se Besarta Jashari do të jetë në listë)
Partitë e tjera opozitare veçse kanë publikuar listat e tyre.
Një prej tyre ishte edhe analisti kaherë me qasje pro-qeveritare, Gazmir Raci, i cili – për befasinë e askutj – njoftoi kandidaturën e vet në këtë subjekt.
LDK-ja që i ka paraprirë fushatës qe kohë me intensitet në top dhjetëshen e saj të parë ka nxjerrë emrat prej më domethënës të partisë, duke nisur prej Lumir Abdixhikut, Kujtim Shalës, Doarsa Kica-Xhelilit, Lutfi Hazirit, Gazmend Muhaxherit, Hkymete Bajramit...e Anton Qunit.

PDK-ja, në anën tjetër, në top-renditje ka nisur prej Bedri Hamzës – si bartës liste – me Memli Krasniqin, Vlora Çitakun, Enver Hoxhajn, Uran Ismajlin...e Bernard Nikajn.

AAK-ja në koalicion me Nisma-n e me një numër tjetër partish të vogla, nisi me bartësin e listës, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Time Kadrijajn, Ardian Gjinin...Bekë Berishën e Besnik Tahirin...

Lajmi në përditësim...