Dy raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë - NACIONALE

Dy raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar dy raste të dhunës në familje në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe në Viti.

Në Prishtinë raportohet se është arrestuar një person e më pas është liruar, pasi dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një femre.

Policia njofton se viktima kishte pranuar tretman mjekësor.

Prishtinë 18.01.2023 – 14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Në anën tjetër, një tjeyër rast i dhunës në familje ka ndodhur në Viti.

Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij. Viktima ka përsuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

Policia thotë se dyshohet se i dyshuari ka probleme psiqike dhe se është ndaluar për tretman mjekësor në repartin e Neurologjisë.

Viti 18.01.2023 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Dyshohet se i dyshuari ka probleme psiqike dhe është ndaluar për tretman mjekësorë në repartin e Neurologjisë”, thuhet ndër të tjera në raport.

Lajme të ngjashme