Bojkot i frikshëm: Në katër komunat me shumicë serbe, veç shtatë vota për kandidatët serbë - NACIONALE

Bojkot i frikshëm: Në katër komunat me shumicë serbe, veç shtatë vota për kandidatët serbë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vetëm 7 vota kanë marrë kandidatët për kryetar komunash në komunat veriore, të cilët vijnë nga komuniteti serb.

5 vota ka fituar, Sladjana Pantoviç, në komunën e Zveçanit, aty ku ka fituar kandidati i PDK-së, Ilir Peci, me 114 vota. E vetëm 2 vota i ka fituar Aleksandër Jablanoviq në Leposaviq, aty ku fitues ka dalur Lulzim Hetemi i VV-së, me 100 vota, sipas rezultateve preliminare.

Kujtojmë se Jabllanoviq u tërhoq nga gara vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

Nga ajo që dihet deri më tash, del se VV-ja ka fituar Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin, ndërsa PDK-ja, Zubin Potokun dhe Zveçanin.

Lajme të ngjashme