Vetaksident në Sllatinë, vetura përfundon jashtë rrugës
Një vetaksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Sllatinë.
Lexuesit e Gazetës Nacionale kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, dhe kanë bërë të ditur se vetura ka përfunduar jashtë rrugës.
Sipas lexuesve nga ky vetaksident nuk ka të lënduar.
Gazeta Nacionale ka kontakuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë informacione, mirëpo të njëjtit deri në publikimin e këtij informacioni nuk kanë kthyer përgjigje.

