Vërshimet, Kurti shkon në Drenicë dhe pritet veç nga kryetari Nura - NACIONALE

Vërshimet, Kurti shkon në Drenicë dhe pritet veç nga kryetari Nura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas katër ditëve nga vërshimet e tmerrshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar komunën e Skenderaj.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, i cili ka bërë të ditur se bashkë me Kurtin kanë vizituar fshatin Llaushë, ku kanë parë dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

Nura ka thënë se familjet e prekura nga vërshimet kanë më së shumti nevojë për përkrahjen nga niveli qendror.

“Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën, për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave. Familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para.” – ka shkruar Nura në Facebook.

Kurti është kritikuar pasi nuk vizitoi në ditën kritike Skenderajn pasi ishte qyteti më i prekur nga vërshimet si pasojë e të reshurave të dendura të shiut.

Në fotografitë që ka publikuar Nura, nuk është parë, nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku që dihet se është kritik ndaj Kurti dhe qeverisjes së tij.

Lajme të ngjashme