Vërshimet: Banorët në Mitrovicën e Veriut mbushin thasë me zhavorr për të penguar hyrjen e ujit në shtëpi - NACIONALE

Vërshimet: Banorët në Mitrovicën e Veriut mbushin thasë me zhavorr për të penguar hyrjen e ujit në shtëpi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë qytetete, ashtu edhe siç ishte paralajmëruar.

Situatë e ngjajshme është edhe në Lagjën e Boshnjakëve në veri, ku një qytetar ka rrëfyer për Kallxo.com se po mbushin thasë me zhavorr, në mënyrë që të parandalohet hyrja e ujit nëpër shtëpi.

“Për momentin kjo është gjendja, është hy uji të gjithëve nëpër shtëpia, si serbëve si neve por jemi duke i përgatitë disa thasë me zhavorr që me u mundu me ndalu që mos të hyjë uji tek të gjithë nëpër shtëpia.” – citohet të ketë thënë ai për mediumin në fjalë.

Ndërkohë, Komuna e Skenderajt ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e vërshimeve dhe reshjeve të dendura atmosferike në atë pjesë.

Kryetari i kësaj komunë, Fadil Nura, me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë kanë formuar edhe Shtabin Emergjent, i cili siç thotë ai ndodhet në teren.

“Si rrjedhojë e reshjeve të panderprera, nga e cila gjendje është rënduar situata në përgjithësi, si dhe në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, kam marrë vendim që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës sonë.Kam formuar gjithashtu Shtabin Emergjent, i cili tashmë ndodhet në teren dhe po e bën punën e vet.” Thuhej në postimin e tij.

Lajme të ngjashme