Policia jep detajet/ Veri, xhipi nuk i bindet policisë, kjo e fundit detyrohet t’i përdorë armët - NACIONALE

Policia jep detajet/ Veri, xhipi nuk i bindet policisë, kjo e fundit detyrohet t’i përdorë armët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident rreth orës 19:20 në veri mbrëmjen e së enjtës. Ngjarja ka ndodhur në pikën e kontrollit në fshatin Banje në një rrugë ilegale, ku njësia policore e Policisë së Kosovës ndodhej duke realizuar detyrat dhe autorizimet e saj ligjore në garantimin e sigurisë. Në atë moment ka ardhur një automjet xhip i tipit audi, i cili nuk i është bindur urdhrave të policisë.

“Zyrtarët policor në pikë kontrolli sipas procedurave kanë sinjalizuar automjetin me bateri që të ndaloj për kontroll rutinor, por personi i dyshuar (drejtuesi i automjetit) posa ka vërejtur zyrtarët policor të cilët e kanë sinjalizuar për ndalim, ka rritur shpejtësinë për të ikur nga ndalimi duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policor, përderisa njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejt për jetën e tij dhe zyrtarëve tjerë policor është detyruar që të përdor armën e zjarrit,”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje sipas policisë automjeti i dyshuar me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale, përderisa njësitet policore janë duke ndërmarr veprime operative dhe hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ve të dyshuar të përfshirë në këtë rast.

“Si vazhdimësi e hetimit gjatë realizimit të detyrave policore, njësitë relevante policore kanë ndaluar dy automjete tjera të cilat kanë ardhë në atë lokacion, e që dyshohet se mund të ndërlidhen me veturën e dyshuar, në te cilat vetura gjendeshin pesë persona, të cilët janë dërguar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë,”- sqarojnë nga policia.

Lajme të ngjashme