“Veprimet e papërgjegjshme”, akademikët kërkojnë shkarkimin e Krajës
Anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë filluar procedurat për shkarkimin e kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja,
Disa anëtar të akademisë, që e kanë kundërshtuar analizën e fundit të Krajës, i kanë kërkuar kryesisë së këtij institucioni që të thërras mbledhjes e jashtëzakonshme të Kuvendit të ASHAK-ut.
Sipas kërkesës, të cilën e ka siguruar demokracia.com, në këtë mbledhje do të shqyrtohen veprimet e papërgjegjshme të Krajës dhe do të kërkohet shkarkimi i tij.
“Në mbështetje të Ligjit Nr. 05/L-038 për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), neni 13, para. 4.3 dhe të Statutit të ASHAK, neni 29, para. 4.3, 8 dhe 13, ne, të nënshkruarit, anëtarë të rregullt dhe anëtarë korrespondentë të ASHAK, i kërkojmë Kryesisë së ASHAK-ut që në afatin statutor ta thërrasë KUVENDIN E JASHTËZAKONSHËM, me një pikë të rendit të ditës: VEPRIMET E PAPËRGJEGJSHME TË KRYETARIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS”, thuhet në kërkesë.
Në fund të vitit të kaluar, kryeakademiku Kraja në faqen e akademisë kishte botuar analizën e tij “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”.
Kjo analizë kishte shkaktuar reagime të shumta në vend.
Seksioni i Shkencave Shoqërore të Akademisë ishte distancuar menjëherë nga analiza e Krajës, duke e cilësuar atë si skandaloze.
Ky sesion kishte dënuar sjelljen e kryetarit që vendosur në faqe një analizë në mënyrë të njëanshme.
Më pas, Kraja kishte larguar analizën e tij nga faqja e akademisë.