Vendosja e kamerave, KQZ-ja garanton nivel të lartë të integirtetit të procesit zgjedhor - NACIONALE

Vendosja e kamerave, KQZ-ja garanton nivel të lartë të integirtetit të procesit zgjedhor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është prononcuar në lidhje me sigurinë dhe integritetin e procesit zgjedhor në vendvotime.

KQZ-ja ka vlerësuar se ka garantuar sigurinë e zgjedhjeve.

Kjo siguron një nivel të lartë të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes gjatë gjithë procesit zgjedhor. Kamerat do të regjistrojnë pa ndërprerje çdo aktivitet që ndodh brenda hapësirës, duke mundësuar mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve të realizuara. Çdo aktivitet në QKN dhe QNR regjistrohet dhe ruhet, duke mundësuar verifikimin dhe kontrollin e çdo detaji të procesit zgjedhor”, thonë nga KQZ.

Gjithashtu, KQZ nuk do t’i monitorojë këto kamera ditën e zgjedhjeve, pra regjistrimi i tyre do të bëhet në mënyrë pasive dhe qasja në video-regjistrime mund të sigurohet vetëm me vendim apo kërkesë të institucioneve ligj-zbatuese”, thuhet tutje.

Lajme të ngjashme