Vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve në veri, KQZ-ja mblidhet sot - NACIONALE

Vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve në veri, KQZ-ja mblidhet sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mblidhet sot pas vendimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit.

Sipas njoftimit të KQZ-së, mbledhja do të mbahet më fillim nga ora 11:00 dhe në rend të ditës është diskutimi pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve.

“1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së 2. Njoftim lidhur me vendimin e Presidentes për shtyrjen dhe caktimin e datës së re të zgjedhjeve te jashtezakonshme per Kryetar Komune në Komunat: Mitroivcë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjeve te parakoheshme per Kuvendin Komunal ne Zveqan dhe Leposaviq 3. Të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe zgjedhjet në katër komunat që ishin paraparë të mbahën me 18 dhjetor janë shtyer për në muajin prill të 2023.

Vendimi për shtyrje erdhi pasi në veri të vendit situata u tensionua dhe pati sulme ndaj policëve dhe objekteve të KQZ-së.

Lajme të ngjashme