Vendimi për Manastirin e Deçanit, Pacolli: S`është hera e parë që Kurti del prej premtimeve - NACIONALE

Vendimi për Manastirin e Deçanit, Pacolli: S`është hera e parë që Kurti del prej premtimeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AK), Behxhet Pacolli, ka komentuar qëndrimin e Qeverisë që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Ai ka bërë me dije se Qeveria ka vepruar drejt për këtë çështje.

Po vendimi i qeverisë nuk është i gabuar për arsye se përmbushte edhe një pikë që është dashur që të përmbushet, është një obligim që rrjedh prej momentit kur ne kemi shpallur pavarësinë gjegjësisht prej dokumenteve të Ahtisarit dhe ky obligim ka mbetur aty është dashur që të përmbushte. Nuk besoj që dikush në Kosovë mendon se duhet të premton një herë edhe nuk e përmbush, premtimi duhet të përmbushte”, ka thënë Pacolli, raporton EO.

Ai ka thënë se kundërshtimet që pushtetarët aktual i kanë bërë vendimit të Kushtetuese është diçka tjetër.

Sipas tij, kryeministri Kurti shumë herë ka shkelur zotimet e tij.

Mënyra siç e ka trajtuar qeveria këtë problem, gjegjësisht njerëzit e qeverisë është diçka tjetër. Nëse ata përpara kanë qenë kundër dhe kanë sha, kanë fyer, kanë bërë çmos për shkak të ekzistencës, vetëm mendimi që të pranohet kjo që është pranuar dje, ai e bënë këtë tani pa as një problem dhe siç jemi mësuar nuk është hera e parë që Kurti del prej premtimeve të tij, ai shumëçka ka premtuar nuk e ka mbajtur fjalën”, ka thënë Pacolli.

Lajme të ngjashme