Vendimi për Manastirin e Deçanit, Kuçi thotë se Kurti është i shantazhuar: Kurrsesi nuk e len pushtetin e vet - NACIONALE

Vendimi për Manastirin e Deçanit, Kuçi thotë se Kurti është i shantazhuar: Kurrsesi nuk e len pushtetin e vet

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka folur në për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’ia regjistruar 24 hektarë Manastirit të Deçanit.

Kuçi e ftuar në T7 ka thënë se nëse në të kaluarën është thënë për Hashim Thaçin se është i shantazhuar meqë është i korruptuar, për Kurtin mund të thuhet se është i shantazhuar meqë nuk dëshiron ta lëshojë pushtetin në asnjë mënyrë.

Ndër të tjera, Kuçi ka përmendur edhe kohën kur Kurti ka protestuar kundër vendimit për Manastirit të Deçani.

Kurti po e luan rolin e të fortit. Kurti është i shantazhuar sepse kurrsesi nuk e len pushtetin e vet. Në 2015 kauzën e parë e ka pas të Manastiri i Deçanit. Me 5 veta ka ngreh tendë, dhe ka tregu qysh po i bëhet e padrejtë qytetarëve të Deçanit.” - ka thënë Kuçi.

Lajme të ngjashme