Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit, nga Qeveria asnjë fjalë, Lajçak thotë se s’është atmosfera e duhur - NACIONALE

Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit, nga Qeveria asnjë fjalë, Lajçak thotë se s’është atmosfera e duhur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të enjtën e 27 prillit, asamblistët e Komunës së Mitrovicës së Veriut, me propozimin e Aida Ferati-Dolit, kanë miratuar kërkesën për hapjen për qarkullim të urës kryesore mbi lumin Ibër. Për këtë punë ende asnjë deklaratë nuk është dhënë nga ana e Qeverisë së Kosovës. Megjithëkëtë, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nga Forumi i Delfit në Greqi ka thënë se nuk është koha e duhur për ta hapur urën e Ibrit.

Anëtarët e Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut kanë nxjerrë gjatë ditës së enjtë morën vendim për të hapur për qarkullim të automjeteve “Urën e Ibrit”, e cila ka vite që është bllokuar.

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut ishte vetëm një asamblist serb, Dushan Millunoviq. Më 28 prill ai votoi kundër kërkesës për hapjen për qarkullim të urës mbi Ibër.

E nga Qeveria e Kosovës ende asnjë deklaratë nuk është dhënë për këtë veprim të Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut.

Megjithatëkëtë, për këtë punë ka folur të enjtën, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nga Forumi i Delfit në Greqi ka thënë se nuk është koha e duhur për ta hapur urën e Ibri.

"S’është atmosfera për ta hapur urën"

Përfaqësuesi evropian përmendi edhe vendimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, por para se të kalonte aty, fillimisht foli për sfidat deri në arritjen e dy marrëveshjeve – atë të 27 shkurtit dhe të 18 marsit.

“Lidhjet mes Kosovës dhe Serbisë janë sfidë e madhe…Ka serbë dhe shqiptarë që jetojnë në të gjithë Ballkanin, dhe lidhja e tyre shkon përtej atyre bilaterale. Kemi pasur faza të ndryshme në këtë process, pjesa e dytë e vitit të kaluar, shkoi duke menaxhuar kriza. Nuk mund as të ëndërrosh për normalizim, kur je duke larguar barrikada.” – tha ai.

Lajçak e bëri të qartë se duhet të shmangen veprimet e njënashme, duke përmendur se “shumë lehtë mund të kalohet në një krizë tjetër”.

“Kemi një rrugë për normalizim, siç thash, shumë lehtë mund të kalohet në një krizë tjetër si çështjet për energjinë, tokat, targat – tash më e rëndësishmja është që të fokusohemi në implementim, dhe të shmangim çdo veprim të njënashëm.” – u shpreh ai.

Dhe pikërisht kur po fliste për veprimet e njëanshme, emisari evropian përmendi vendimin e sotëm për të hapur urën e Ibrit, duke e theksuar se “nuk është koha e duhur për këtë”.

“Ne ende duhet të përballemi me këtë në baza ditore, derisa flasim, në Mitrovicë ka pasur kërkesë për të hapur urën dhe atmosfera dukshëm nuk është e duhur për këtë. Për këtë, unë dua që të përdor këtë panel që të dërgoj një mesazh, kjo është platform e drejtë, ky plan, është një plan “ëin-ëin”, ka shumë përfitime për të dyja palët, duhet të respektojnë vijat e kuqe. Ky plan do të sjellë stabilitet për rajonin, duhet të normalizohen marrëdhëniet.” – tha ai.

Kur jemi tek Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, kujtojmë se gjashtëmbëdhjetë asamblistët e kësaj komune u zëvendësuan dhjetorin e vitit të kaluar, pasi asamblistët paraprakë dhanë dorëheqje, si pjesë e largimit kolektiv të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri, në shenjë proteste me vendimin e Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës.

Reagimet e Listës Serbe dhe Beogradit

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – dënoi vendimin e asamblistëve të Mitrovicës së Veriut dhe e konsideroi atë si “si të paligjshëm”.

Nga kjo parti theksuan se ky vendim “shkel marrëveshjet e Brukselit dhe kërcënon drejtpërdrejt paqen”.

“Duam të paralajmërojmë se hapja eventuale e urës padyshim që do të rezultojë me incidente në këtë zonë, gjë që duket se është edhe qëllimi i Prishtinës. Ura, ku kanë ndodhur më shumë se 1.000 sulme me motive etnike nga jugu në veri, është simbol i vuajtjes së popullit serb dhe synimi i Prishtinës është që dëbojë serbët e mbetur nga i vetmi mjedis urban ku ata kanë mbijetuar në një numër më të madh”, thuhet në reagimin e kësaj partie që ka mbështetjen e Beogradit.

Lajme të ngjashme