Vendimi nuk kalon: Gjykata e shtyn ekzekutimin e këmbimit të pronave - NACIONALE

Vendimi nuk kalon: Gjykata e shtyn ekzekutimin e këmbimit të pronave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të shkëmbimit të pronave të Komunës së Prishtinës, vendim që ishte marrë në dhjetor të vitit të kaluar. Ky vendim përfshin ndalimin e ekzekutimit të vendimit për këmbimin e tokave në Zllatar me ato në “Prishtina e re”.

Ehat Miftaraj, drejtor i IKD-së, ka njoftuar për këtë vendim të Gjykatës Themelore.

“Prishtinë, 6 shkurt 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ashtu që ka vendosur që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës për këmbimin e pronës së kësaj Komune në “Prishtina e re”, me pronat në Zllatar. Duke aprovuar kërkesën e IKD për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, Gjykata vendosi se ky vendim nuk do të ekzekutohet, deri në momentin kur Gjykata të vendosë mbi meritat e këtij rasti.” – ka shkruar ai.

Në lidhje me këtë temë kishte pasur shumë reagime në publik.

Çka kishte ndodhur?

Në fund të dhjetorit, me propozim të kryetarit Rama dhe me ndihmën e asmablistëve të VV-së, të cilët e mundësuan kourumin, Kuvendi Komunal i Prishtinës i ka hapur rrugë shkëmbimit të pronës komunale me atë private të Rrahman Haradinit e Shaban Konxhulit, me të cilët Rama dikur kishte raporte kontraktuale.

Në këtë seancë kishte munguar PDK-ja, e në rast se do të mungonin edhe ata të VV-së, atëherë do të pamundësohej seanca në mungesë të kourumit.

Në fakt, siç shkruante Koha,para tre vjetësh Përparim Rama pati klientë pronarët e mbi 8 hektarësh tokë në Badoc, ku planifikohej ndërtimi i një lagjeje. Projekti u ndalua sa Lumir Abdixhiku ishte ministër. Por në fund të muajit të shkuar, me propozim të Ramës e me ndihmën e asamblistëve të Vetëvendosjes që e bënë kuorumin, Kuvendi Komunal vendosi që ajo të këmbehej me një pronë tjetër gati trefish më të madhe në zonën Prishtina e Re”.

Si pasojë e vendimit të Abdixhikut, që ishte ministër në Qeverinë Kurti 1, toka e dy biznesmenëve kishte mbetur e pashfrytëzuar. Tutje, Koha raporton se arsyetimi në këtë propozim ishte konfuz, ndërsa dispozitivi nuk përmbante elementet bazike.

“Në të thuhet që pjesa e propozuar për këmbim ka sipërfaqe të përgjithshme rreth 21 hektarë, ku lejohet ndërtimi deri në 6 kate.” – shkruhej në artikull.

Tutje, Koha ka bërë edhe një përllogaritje të çmimit në tregun e patundshmërive të tokës së propozuar për shkëmbim.

“Bazuar në çmimin e tregut, një ari në këtë pjesë kushton së paku 10 mijë euro, duke e bërë vlerën e kësaj parcele rreth 20 milionë euro.” – shkruhej tutje aty.

Lajme të ngjashme