Vendimi i KE-së për vizat, Mjekiqi e LDK-së: Lajm jashtëzakonisht i mirë - NACIONALE

Vendimi i KE-së për vizat, Mjekiqi e LDK-së: Lajm jashtëzakonisht i mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, ka reaguar pasi Këshilli i Ministrave sot i ka dhënë mbështetje liberalizimit të vizave për Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Mjekiqi ka shkruar se tani Parlamenti Evropian do ta thotë fjalën e vetë.

Ajo është shprehur e bindur se edhe PE-ja do të përkrah liberalizmin e vizave.

Lajm jashtëzakonisht i mirë vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave për t'i dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe mbështetja e vendeve anëtare për këtë proces të vonuar. Parlamenti Evropian do të thotë fjalën e vet por, duke e ditur përkrahjen e pakursyer këtij institucioni gjatë gjithë kohës nuk mund të pritet ndryshe. Sipas këtij vendimi kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm ose me hyrjen në funksion të ETIAS ose (më së largu) me 1 janar 2024”, ka shkruar Mjekiqi.

Lajme të ngjashme