Vendim i ri në rastin e Salih Mustafës: Gjykata zgjat afatin për dorëzimin e njoftimeve në apel - NACIONALE

Vendim i ri në rastin e Salih Mustafës: Gjykata zgjat afatin për dorëzimin e njoftimeve në apel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Speciale ka zgjatur afatin për dorëzimin e njoftimeve në apel, në rastin e Salih Mustafës, i cili u dënua nga shkalla e parë me 26 vjet burgim.

Afatai do të vlejë më së largu deri më datën 3 shkurt.

Më 9 janar 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht mocionin e Mbrojtjes së Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimit të tyre për apel kundër aktgjykimit. Paneli e autorizoi Mbrojtjen dhe ZPS-në që të dorëzojnë njoftimet e tyre për apel, në qoftë se kanë, më së largu deri më 3 shkurt 2023. Thuhet në njoftim.

Prokuroria kishte kërkuar burgim prej 35 vitesh për Mustafën, kurse Gjykata pati vendosur ta dënojë atë me 26 vjet.

Është rradha e avokatit si dhe prokurorit që nëse konsiderojnë, raëstin ta kontestojnë në apel.

Lajme të ngjashme