Vdes një punëtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës - NACIONALE

Vdes një punëtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur Musa Sylaj, punëtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga ky institucion përmes një shkrimi në llogarinë e tyre në Facebook, ku thuhet se vdekja e tij është humbje e madhe për SHKK-në.

“Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sylaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.” – shkruan mes tjerash në njoftim.

Shkrimi i plotë:

Telegram ngushëllimi

E nderuar familja Sylaj,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Musa Sylaj.

Z. Sylaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në.

Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sylaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.

Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Me respekt,

Sami GASHI

Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Lajme të ngjashme