Vdes një person në Pejë, dyshohet se ka rënë nga një ndertesë
Një person ka vdekur pasi që dyshohet se ka rënë nga kati i shtatë në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.
Sipas Gashit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:16 në rrugën ‘Mbreti Pirro’.
“Rreth orës 21:16 minuta në rrugën ‘Mbreti Pirro’ në Pejë janë njoftuar për një person të shtrirë, e mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi, i cili dyshohet se ka rënë nga katet e banesës është pa shenja jete, trupi i të cilit ende ndodhet në vendngjarje në pritje të mjekësisë ligjore”, tha Gashi.
