Vdes një person në Deçan, i bie sipër vetura e shkëputur nga vinçi - NACIONALE

Vdes një person në Deçan, i bie sipër vetura e shkëputur nga vinçi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person nga fshati Isniq i Komunë së Deçanit ka vdekur pasi që ka qenë duke punuar diçka në veturë, të cilën e kishte ngritur me vinç.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se vinçi kishte pasur probleme, dhe si pasojë vetura është shkëputur duke e zënë viktimën.

“Rreth orës 17:00, policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, gjersa ka qenë duke punuar diçka në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura.” – ka bërë të ditur Gashi.

Ai tutje ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente. Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”.

Lajme të ngjashme