Vdes ish-kryetari i Klinës, Prenkë Gjetaj - NACIONALE

Vdes ish-kryetari i Klinës, Prenkë Gjetaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur ish-kryetari i Komunës së Klinës, Prenkë Gjetaj.

Lajmi është bërë me dije nga kryetari aktual, Zenun Elezaj përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Gjetaj ka shërbyer edhe si kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur të Luftës në Qeverinë e Kosovës.

“Ai do të mbahet mend si një njeri i dashur, i sjellshëm, i afërt, punëtor, me të gjithë e mbi të gjitha i sinqertë e atdhetar. Kjo është një humbje e madhe për familjen Gjetaj, Klinën dhe Kosovën. Në emrin tim dhe të Komunës së Klinës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Prenkën!” – ka shkruar Elezaj.

Veç kësaj, ai ka bërë me dije se nesër në Komunën e Klinës do të mbahet një mbledhje përkujtimore në nder të tij.

Lajme të ngjashme