Vdes gazetari Kastriot Myftaraj, dyshohet të jetë hedhur nga kati i katërt
Gazetari i mirënjohur nga Shqipëria, Kastriot Myftaraj, raportohet të ketë vdekur gjatë ditës së sotme.
Sipas portalit Lapsi në Republikën e Shqipërisë, ai është hedhur nga kati i katërt i banesës së tij në Tiranë.
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë." - shkruhet në raportin policor.
Rrethanat e plota të vdekjes së tij vazhdojnë të hetohen.
Myftaraj ishte bërë i njohur me një varg qëndrimesh të ndryshme që kishin hapur debate të mëdha shoqërore, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.
Ndër tjerash, Myftaraj kishte bërë pretendime të ndryshme në lidhje me Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972.