Vdekja në Ulpianë, policia jep detaje - NACIONALE

Vdekja në Ulpianë, policia jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e një personit mashkull në Ulpianë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se për rastin në fjalë policia është njoftuar në orën 6:00.

Në një prononcim për gaztën Nacionale, ajo ka treguar se policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme