Vdekja e Agon Zejnullahut, Gruda: Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e Xhelal Sveçlës
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kërkuar përgjegjësi nga organet shtetërore për zbardhjen e rastit të vdekjes së Agon Zejnullahut.
Nga foltorja e Kuvendit, ai ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas tij, ky do të ishte një akt i padiskutueshëm moral i përgjegjëses së tij politike dhe ligjore.
“Në emër timin dhe PDK shpreh ngushëllime për vdekjen e Agon Zejnullahut. Shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur. Me këtë rast kërkoj përgjegjësi nga organet e shtetit për zbardhjen deri në fund të të vërtetës të kësaj ngjarje tragjike që na ka tronditur të gjithëve. Po ashtu, në emër të PDK-së të kërkoj dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme si një akt i padiskutueshëm moral i përgjegjëses së tij politike dhe ligjore”, ka thënë Gruda.