Vazhdon protesta në Gotovushë, serbët kërkojnë prani më të madhe të KFOR-it
Protesta e serbëve në Gotovushë është duke vazhduar ende. Sipas Kosovo Online, serbët e mbledhur pas plagosjes së dy të rinjve serbë, kanë kërkuar prani më të madhe të KFOR-it dhe garancë të sigurisë se diçka e tillë nuk do të ndodhë më.
Bëhet e ditur se ata kanë bllokuar rrugën, ndërsa të pranishëm janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se dy djem serbë, Stefan Stojanoviq (11) dhe Millosh Stojanoviq (21) u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës, nga një persona ka qëlluar drejt tyre nga një automjet në lëvizje.
Sipas kirurgut Bozhidar Odaloviq në Graçanicë, dy të rinjtë i janë nënshtruar një intervenimi kirurgjik dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
